100 shtëpive në Drenovec, ju zgjidhet problemi i rrymës elektrike!


Në temën që kemi trajtuar ne si emision, ku 100 shtëpi vuanin për kyçjen standarde në rrjetin e rrymës sot pas 3 muajsh arritëm që këto shtëpi të privuar nga kjo e drejtë ta meritojnë atë.

Rasti është lajmëruar nga banorët dhe është trajtuar në komplet një emision problematika e lagjes Drenovec, të cilët 5 vite qëndruan pa ujë, pa rrymë dhe pa rrugë!

Nga mungesa e planit detal urbanistik, kompania EVN për këto banorë ofronte vetëm kyçje jo standarde e cila për çdo kyçje në shtëpi kërkonte nga 2500 euro e më shumë, ndërsa kyçja standarde e rrymës kushton 500 €.

Pas aktualizimit të problemit, Zëvendëskryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Kushtrim Ramadan mori iniciativë duke nisur shkresë deri tek EVN-ja, që banorët e lagjes Drenovec të kyçen të gjithë me kyçje standarde.

Sot nga EVN kemi marrë njoftim se në lagjen Drenovec brenda 10 ditëve fillon të ndërtohet trafostacion i ri, i cili do ju mundësojë banorëve të kycen në rrjetin e rrymës me kyçje standarde!

Baby Boo