1 viktimë dhe 28 të infektuar nga Covid-19 në RMV gjatë 24 orëve të fundit


Ministra e Shëndetësisë ka njoftuar, se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar një viktimë dhe 28 raste të reja të të infektuarve me Covid-19.

Viktima është një 51-vjeçar nga Shkupi, i cili në spitalin “8 Shtatori” ishte vendosur më 9 prill. Me këtë, numri i viktimave ka arritur në 56, kurse ai i të diagnostikuarve në 1296.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 48 persona, prej të cilëve 42 kanë qenë në mjekim shtëpiak kurse 6 në mjekim spitalor.

Baby Boo