1.5 milionë euro xhiro, goditet grupi shqiptar i drogave të forta


Një hetim prej 15 muajsh ka çuar në realizimin e operacionit policor të koduar “Tabula”. Gjatë kësaj kohe janë sekuestruar rreth 23 kilogramë drogë. Gjithashtu janë sekuestruar edhe 615 mijë euro cash.

Siç raporton “La Repubblica”, 14 persona u arrestuan: 9 nga Afrika, katër shqiptarë dhe një italian.

Grupi kriminal shiste kryesisht heroinë, por edhe kokainë e kanabis. Dyshohet se nga ky aktivitet grupi kriminal me rreth 120 klientë, ka gjeneruar rreth 1.5 milione euro në rreth 1 vit.

Lënda narkotike heroinë blihej nga shtetas shqiptar dhe shpërndahej kryesisht nga tunizianët, gjithashtu dhe kokaina blihej nga shqiptarët në bashkëpunim me shtetas italian.

Sipas hetimeve policore shtetasi Italian ka një aktivitet tregtar në Parma, vendi ku efektivët e policisë sekuestruan rreth 50 mijë euro, të cilat dyshohet se janë përfituar nga ky trafik droge të cilët ata kryesnin. /Mapo.al/

Baby Boo