​Si ndikon ushqimi i shpejtë në trup?


Duke marrë ushqim të shpejtë, organizmi detyrohet të prodhojë më shumë qeliza të bardha të gjakut sikur të ishte “su*lmuar”.
Trupi ynë nuk është i përgatitur për të përpunuar ushqimin e shpejtë. Kërkimet e fundit tregojnë se ai madje e lu*fton atë sikur të ishte një infeksion bakterial. Një ekip studiuesish u përpoqën të zbulonin se si trupi i njeriut lu*fton ushqimin e shpejtë.

Duke u nisur nga fakti që nuk është dieta më e shëndetshme, ata i ushqyen minjtë me yndyra të ngopura, sheqerna dhe kripë për një muaj. Në vend të frutave të freskëta, perimeve dhe fibrave natyrore, dieta e brejtësve në laborator bazohej në diçka që është më afër pica dhe hamburger.
Pas javës së parë, shkencëtarët kuptuan se numri i qelizave në qarkullimin e gjakut ishte rritur.

Kjo përgjigje zakonisht shkaktohet nga ndikimi i infeksioneve agresive që trupi zbulon. Ajo që tërhoqi vëmendjen e studiuesve ishte se minjtë ranë në një gjendje “gatishmërie” duke gëlltitur ushqimin. Kjo përgjigje mund të ofrojë informacion të ri se si sistemi ynë imunitar i kujton “betejat” që zhvilloi. Eksperimenti mbi minjtë konfirmoi që organizmi nuk është i gatshëm të marrë këtë lloj ushqimi, dhe sidomos jo si një dietë ditore, tha Annette Christ nga Universiteti i Bonit, Gjermani.

“Një dietë jo e shëndetshme ka çuar në rritje të papritur të numrit të qelizave të sistemit imunitar në gjakun e minjve, veçanërisht granulociteve dhe monociteve, pjesë e qelizave të bardha të gjakut”, tha ajo. Gjurma që ushqimi i shpejtë la në qeliza zbuloi se trupi këtë lloj ushqimi e njohu si një su*lm biologjik. Përkundër asaj që besohej, kthimi në një dietë më të shëndetshme nuk anulon plotësisht efektet e dëmshme. Sistemi imunitar i mban mend “su*lmet” e tilla përgjithmonë, andaj, i ballafaquar me mundësinë e “armiqësive” në të ardhmen, ju e dini se çfarë të bëni.

Baby Boo