KRRE: Gjysma e çmimit për çdo litër karburant do të përfundojë në llogarinë e shtetit


Komisioni Rregullator i Energjisë thotë se nuk është vasal i qeverisë dhe dje nuk e ka pritur që ajo të shpallë vendimin për rritjen e akcizës, në mënyrë që ata ti llogaritin çmimet e reja të karburantit në pakicë. Kryetari i Rregullatorit, Marko Bislimovski për Alsat tha se akciza e re e rritur për karburantët duhej të llogaritej në çmimet e kësaj jave. Edhe nëse çmimet e karburantit do të ishin shpallur të hënën, siç është praktika e Rregullatorit, ato do të duhej të ndryshoheshin dhe të rillogariteshin në përputhje me ligjin me akcizën e re, që Qeveria vendosi të rrisë me tre denarë.

Ne nuk mund të sjellim çmime të derivateve të naftës, nëse nuk zbatojmë akcizën siç parashikohet me ligj, në këtë rast me dekret. E thënë thjesht, akciza duhet të përfshihet në çmimin përfundimtar për të gjitha llojet e derivateve të naftës. Përndryshe, nëse ne nuk veprojmë në përputhje me atë dekret, kjo do të thotë përgjegjësi penale për mua si kryetar, sepse unë nuk i respektoj ligjet – tha Marko Bislimovski, Kryetar i KRRE-së.

Nga një litër karburant, shteti tani merr pak më shumë se gjysmën e çmimit të shitjes me pakicë në bazë të akcizës, thotë Bislimovski.

Mesatarisht, në periudhën e kaluar, në kushte normale, kjo ishte rreth 40 përqind për shtetin dhe rreth 60 përqind për tregtarët, për blerje të naftës dhe marzha”. Tani, duke pasur parasysh që çmimi i derivateve të naftës ka rënë dhe përbërësi i hyrjes ka rënë shumë shpejt, tani është rreth 55 për qind, me 45 për qind për shtetin – u shpreh Marko Bislimovski, Kryetar i KRRE-së.

Idenë e rritjes së akcizës për derivatet e naftës e kanë ndarë shoqatat e biznesit. Ishte Oda ekonomike që propozoi akciza të rritet, por nga Lidhja e Odave Ekonomike menjëherë e kundërshtuan atë, duke sqaruar se kjo do të ngarkonte qytetarët dhe ekonominë në një kohë kur ata kanë nevojë për ndihmë të pakushtëzuar, dhe nga kjo do të përfitojnë vetëm disa kompani./Alsat

Baby Boo