Zyrtarizohet kandidatura e Daut Memishit në Tearcë


Ashtu siç njoftuam dje, Daut Memishi do të jetë kandidat i lëvizjes Besa për kryetar të Komunës së Tearcës.
Kandidatura e Memishit sot u zyrtarizua edhe nga organet e larta të partisë, pasi paraprakisht kishte marrë dritë jeshile në degën e partisë në Tearcë.

“Në prezencë të strukturës më të lartë të Lëvizjes BESA, kryetarit Bilall Kasami si dhe sekretarëve të partisë, Arjanit Hoxha dhe Adnan Azizi, anëtari i kryesisë qendrore, Arafat Shabani, kryetari aktual i komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu u mbajt Kuvendi themelues i degës së Tearcës. Kuvendarët zgjodhën kryetarin e ri të degës, Remzi Bajrami si dhe kryesinë e degës. Kuvendi i kësaj dege me unanimitet vendosi që kandidat për kryetar të komunës të zgjidhet Daut Memishi”, njoftuan nga Lëvizja Besa.

Baby Boo