Zyrtari i lartë serb: Mas*akrën në kafenenë “Panda” në Pejë e kreu sigurimi serb


Më 18 janar 2014 në një intervistë për gazetën “Kurir” ish zëvendës-kryeministri jugosllav Vuk Drashkoviç, largoi tymnajën që sillej rreth shqiptarëve dhe përmendi emra konkretë të sigurimit serb si organizatorë të v*rasjeve të shumta në Kosovë, përfshirë edhe vr*asjen në kafenenë “Panda”.
“Vendimin për serinë e kr*imeve kundër serbëve në Kosovë dhe shqiptarëve që e mbështetnin Serbinë dhe e dënonin UÇK-në, e solli Milošević-i dhe Shtabi i tij strategjik. Në krye të eskadronit të vde*kjes, Njësisë për Operacione Speciale1, u caktua Milorad Ulemek-Legija.

Ky i merrte urdhrat nga Radomir Marković. U vendos që Shërbimi i Sigurisë Shtetërore të kryente një varg su*lmesh te8rroriste të cilat duhej t’i visheshin UÇK-së. Qëllimi I këtyre su*lmeve ishte që UÇK-ja të paraqitej në sytë e bashkësisë ndërkombëtare si organizatë te*rroriste. Në të njëjtën kohë, përmes këtyre aks8ioneve do t’u jepej z*jarr ndjenjave antishqiptare në Kosovë dhe në tërë Serbinë.
Në funksion të kësaj strategjie, Sigurimi Shtetëror i Serbisë, me në krye Radomir Marković-in, me ndihmën e Milorad Ulemek-Legija-s, më 14 dhjetor 1998 kreu ma*sakrën kundër gjashtë djelmoshave serbë në kafenenë “Panda” në Pejë”, – deklaronte Vuk Drashkoviç.

Baby Boo