Zyrtari i lartë i VMRO-DPMNE-së: Unë personalisht do të dalë të votoj në referendum


Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, Kostadin Bogdanov në intervistë për “Faktor” tha se ai personalisht do të dal për të votuar në referendum dhe se vendi gjendet para një udhëkryqi historik me rëndësi si ajo e vitit 1991.

“Nuk kam dilema se për momentin vendi është para një udhëkryqi historik e cila me rëndësinë se saj është e njëjtë me atë nga viti 1991. Anëtarësimi në NATO dhe BE hap perspektiva të reja për vendin, nga aspekti demokratik, arsimi, shëndetësia. Presim që në periudhën e ardhshme mbështetej për procesin e referendumit të japin edhe funksionar të tanishëm dhe të më hershmit të cilët mendojnë se bojkoti i referendumit në këtë moment nuk përfaqëson tjetër përveç se ikje nga përgjegjësia, por, edhe t’i konfirmojë politikat e partisë e cila sëpari herë ka ngelur në qëndrimin se për këtë çështje e cila na tërheq 25 vjet, populli do të vendos me referendum masiv”, tha Bogdanov.

Bogdanov u shpreh se ai personalisht do të dalë të votojë. Duhet ta kemi parasysh rendësin historike, e cila hap perspektiva të reja për të gjithë ne që jetojmë këtu. Kanë ngelur edhe dhjetë ditë, tha ai.

Baby Boo