Zyrtarët serbë shkelin marrëveshjen e Washingtonit

epa08646875 US President Donald J. Trump (R) participates in a signing ceremony and trilateral meeting with the President of the Republic of Serbia, Aleksandar Vucic (L), and the Prime Minister of the Republic of Kosovo, Avdullah Hoti (not pictured), at the White House, in Washington, DC, USA, on 04 September 2020. EPA-EFE/ANNA MONEYMAKER / POOL

Deklaratat me tone kër*cënuese nga ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq ndaj serbëve që tregojnë vendndodhjen e shqiptarëve të vr*arë gjatë lu*ftës së fundit në Kosovë janë në kundërshtim me zotimet që shefi i tij Vuçiq i ka dhënë në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator.

Në një intervistë për mediat serbe ish-zëdhënësi i Milosheviqit ka thënë se nuk ka çfarë t’u bëjë serbëve që po i tregojnë ku janë të varrosur shqiptarët gjatë lu*ftës. Sipas pikës 12 të Marrëveshjes së Washingtonit palët zotohen të përshpejtojnë përpjekjet për të lokalizuar dhe identifikuar mbetjet e personave të humbur. Kosova dhe Serbia po ashtu obligohen në përcaktimin e një pike kontakti për koordinimin e veprimeve.

“Të dyja palët zotohen të përshpejtojnë përpjekjet që të lokalizojnë dhe identifikojnë mbetjet e personave të humbur. Të dyja palët angazhohen që të identifikojnë dhe implementojnë zgjidhje të gjata dhe të qëndrueshme për refugjatët dhe personat e zhvendosur brenda vendit. Të dyja palët angazhohen që të përcaktojnë një pikë kontakti që do t’i udhëheqë këto përpjekje brenda ministrive të tyre respektive dhe do t’i koordinojë këto përpjekje mes Beogradit dhe Prishtinës si dhe do t’i përditësojë të dhënat për numrin e rasteve të zgjidhura dhe ato që janë në proces çdo vit” thuhet në këtë pikë.

Në lidhje me këto deklarata KOHA ka pyetur në kabinetin e emisarit amerikan Richard Grenell i cili ndërmjetësoi marrëveshjen por ka munguar përgjigjja. Sipas analistëve nxitimi në arritjen e marrëveshjes dhe mungesa e një mekanizmi mbikëqyrës që do t’i fuste palët ligjërisht në obligime e bënë atë vështirë të zbatueshme prej të dyja palëve.

“Marrëveshja rëndom do të hasë në vështirësi të shumta në zbatim dhe shembulli ku ministri serb thotë se nuk e di cilët serbë po bashkëpunojnë me shqiptarët për identifikimin e lokacioneve të atyre që janë vrarë, tregon më se miri që Serbia nuk ka qëllim të zbatojë marrëveshjen. Por edhe Kosova nuk ka shumë interes që ta zbatojë marrëveshjen, sepse po vërehet qartë se ajo që është nënshkruar është për fushatën e presidentit Trump edhe pse mendoj se disa pika të saj megjithatë do të zbatohen” ka deklaruar analisti Krenar Shala.

Para disa javësh Daçiq ka çuar sinjale se nuk do ta respektojë as pikën tjetër e cila flet për moratorium në kampanjën për çnjohjet e Kosovës e me tone kërcënuese ndaj shqiptarëve ka folur të shtunën edhe ministri i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin.

Fyerjet i ka adresuar përmes faqes zyrtare, si reagim ndaj mbledhjes mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë . Sipas Vulinit kryeministri Rama po tenton krijimin e “Shqipërisë së madhe”. E Rama i ka quajtur shaka dhe deklarata trushpëlarëse të Vulinit të cilat e mbajtën nën errësirë rajonin me shekuj. Për gjuhën kërcënuese të ministrave të Serbisë ministrja e Punëve të Jashtme Meliza Haradinaj u ka nisur letër ambasadorëve të vendeve të QUINT-it.

Sipas saj kër*cënimet publike të Ivica Daçiqit ndaj serbëve të cilët i tregojnë vendet ku fshihen trupat e viktimave shqiptare të Kosovës ka shkaktuar dhimbje të jashtëzakonshme për popullin e Kosovës e hapje të plagës së vjetër dhe veçanërisht për familjet e vik*timave dhe atyre që ende rezultojnë të zhdukur 21 vjet pas lu*ftës. Sipas të dhënave të Misionit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq 1643 persona janë të zhdukur nga lu*fta e fundit në Kosovë.

Baby Boo