ZYRTARE – U pranua dorëheqja e Zoran Zaevit në Kuvend!


Dorëheqja e Zoran Zaevit si kryeministër i vendit është pranuar zyrtarisht nga Kuvendi dhe kryetari i kuvendit Talat Xhaferi.

“Kryeministri mund të shpjegojë dorëheqjen e tij, por jam i informuar se nuk do ta shpjegojë. Konstatoj se mandati i kryeministrit dhe i qeverisë po përfundon”, tha kryeparlamentari Xhaferi.

Qeveria qëndron në detyrë deri në zgjedhjen e qeverisë së re.

Pas dorëheqjes së djeshme të kryeministrit Zoran Zaev, kanë filluar të rrjedhin afatet kushtetuese për propozimin dhe zgjedhjen e qeverisë së re.

Tani radhën e ka kreu i shtetit, Stevo Pendarovski, i cili duhet ta jap mandatin. Domethënë, Pendarovski tani duhet t’ia japë mandatin kandidatit për kryeministër Dimitar Kovaçevski.

Sipas Kushtetutës, Pendarovski është i detyruar që brenda dhjetë ditësh t’ia besojë mandatin partisë, përkatësisht partive që kanë shumicën në Kuvend. Kryeministri i mandatuar në afat prej 20 ditësh, nga dita e besimit të mandatit, i paraqet Kuvendit program dhe propozon përbërjen e Qeverisë, kjo sipas Kushtetutës.

Baby Boo