Zyrtare, pa maska në shkollë dhe pa vaksina në disa kafiteri


Shtabi i përgjithshëm koordinues për ballafaqim me KOVID-19 (SHPKB) në seancën e sotme vendosi të pranojë rekomandimin e Komisionit për Sëmundje Infektive dhe t’i propozojë Qeverisë ndryshimin e vendimit me të cilin nxënësit e shkollave fillore do të mund të ndjekin mësimet pa maska, përveç nëse nxënësi kërkon vullnetarisht të mbajë maskë mbrojtëse. Për mësuesit dhe stafin tjetër të shkollës, mbetet rekomandimi për mbajtjen e maskave.

SHPKB, siç informojnë nga shërbimi i shtypit të qeverisë, ka sjellë konkluzion në Qeveri për të paraqitur rekomandimin për ndjekjen fizike të mësimeve në fakultete, me një apel të fortë për vaksinimin si të studentëve ashtu edhe të stafit.

Në këtë seancë, SHPKB vendosi t’i propozojë Qeverisë ndryshimin e vendimit për mbushje maksimale të kapaciteteve në hapësirë të brendshme nga 50 për qind që është aktualisht në 75 për qind me mbajtjen e detyrueshme të maskave mbrojtëse dhe respektimin e protokolleve të tjera për mbrojtjen nga kovid.

Në seancën e sotme është pranuar nga Qeveria edhe konkluzioni i Komisionit për Sëmundjet Infektive për shfuqizimin e pjesës së protokollit për objektet hotelierike që kërkon certifikatë vaksinimi për hapësirat e hapura të lokaleve, ndërsa për pjesët e mbyllura mbetet detyrimi për të pasur certifikatë vaksinimi ose për kalim të Kovid-19.

Baby Boo