Zyrtare: Nisma s’e kalon pragun!


Dilema e nisur që një kohë, se a do të kaloj Nisma Socialdemokrate pragun zgjedhor, apo jo, tashmë ka marrë fund.
Partia e Fatmir Limajt nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e ardhshme.

Kur numërimi i votave po shkon drejt fundit, Nisma tashmë ka humbur çdo mundësi të kalimit të pragut.
Vetëm 20 mijë vota ka siguruar deri më tani partia e Limajt, apo 2.63% të votave.
Limaj nuk ka patur ende ndonjë reagim për rezultatin zgjedhor, por me siguri që në mëngjesin e ditës së sotme do të pranojë humbjen dhe mundësinë që Nisma të kalojë pragun zgjedhor.

Baby Boo