ZYRTARE: Federata e Zvicrrës e pergezon Shaqirin per ekipin e ri


Faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Zvicrës e ka bërë zyrtare kalimin e Xherdan Shaqirit te Liverpooli.

Me një shkrim përshkrues për karrierën e Shaqës, Federata Zvicëriane njofton se ylli i përfaqësueses helvetike ka bërë hap të madh në karrierë duke nënshkruar për një skuadër të madhe siç është Liverpooli.

Në njoftim përmendet edhe fakti se Shaqiri do të jetë nën urdhërat e një trajneri të madh siç është Jurgen Klopp.

Ylli kosovar ka kaluar sot tesstet mjekësore ndërsa zyrtarizimi nga Liverpooli pritet të bëhet në orët në vijim.

Baby Boo