Zyrtare: Avramopoulos konfirmon se Kosova i ka plotësuar kushtet për vizat


Komisionari i BE-së për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos ka thënë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizim të vizave.

“Pas shumë vitesh e muajsh të përpjekjeve dhe punës së madhe, Komisioni tashmë konfirmon se Kosova i ka përmbushur të gjitha standardet për liberalizimin e vizave. Tash, ne inkurajojmë Këshillin dhe Parlamentin Evropian që të lëvizin përpara me propozimin tonë. Unë vërtetë shpresoj se jemi shumë pranë një regjimi pa viza për të gjithë rajonin, i cili do të vendoset shumë shpejt”, ka thënë Avramopoulos

Dimitris Avramopoulos, pasi ka dhënë njoftimin për rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave për kosovarët, ka sqaruar edhe procedurat e më tutjemë për lëvizje të lirë të shtetasve të Kosovës.

“Lëvizja pa viza tash varet nga parlamenti evropian dhe këshilli”, ka thënë Avramopoulos në konferencën për media.

“Ne e kemi bere pjesën tonë, tani është përgjegjësi e institucioneve tjera, dhe në duart e institucioneve të Kosovës gjithashtu”, ka shtuar ai.

Kosova ka marrë rekomandim pozitiv për viza nga Komisioni Europian. Kjo u bë e ditur në të njëjtën konferencë në Bruksel, që përveç Avramopoulos ka folur edhe presidenti kosovar Hashim Thaçi.

Baby Boo