Zyrat e qeverisë në Gaza pritet të rinisin punën


Zyrat e qeverisë në Gaza do të rinisin punën më 23 maj, teksa ar*mëpushimi ndërmjet Izraelit dhe grupit militant, Hamas po respektohet, tha një zëdhënës lokal palestinez.
Aktivitetet e qeverisë ishin ndërprerë pasi më 10 maj nisën su*lmet ajrore të Izraelit, pasi Hamasi hodhi ra*ketat e para drejt Izraelit nga Jerusalemi.

Izraeli tha se su*lmet ajrore kishin për cak infrastrukturën ushtarake të Hamasit, por nga to është shkaktuar dë*m edhe në ndërtesat rezidenciale, në ndërtesat shëndetësore dhe ndërtesa të tjera publike.
Ar*mëpushimi ndërmjet militantëve palestinezë dhe Izraelit po respektohet, teksa konvojet e para me ndihmë humanitare kanë arritur në Rripin e Gazës.
Ar*mëpushimi, që nisi në orët e para të 21 majit, erdhi pasi ndërmjetësuesit egjiptianë po kërkojnë që të arrijnë një marrëveshje më afatgjate.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara më 22 maj bëri thirrje për ndihmë të menjëhershme për popullatën në Gaza.
Anëtarët e Këshillit të Sigurimit, përmes një deklarate theksuan “nevojën e menjëhershme për ndihmë humanitare për popullatën civile palestineze, veçanërisht në Gaza”.
Ata po ashtu theksuan rëndësinë e arritjes së një “marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të paqes, e bazuar në vizionin e rajonit, ku dy shtete demokratike, Izraeli dhe Palestina, do të jetojnë pranë njëri-tjetrit në paqe dhe me kufij të sigurt dhe të njohur ndërkombëtarisht”.

Nuk kishte raportime për hedhje të ra*ketave nga Hamasi apo për sulme ajrore nga Izraeli më 22 maj, edhe pse më 21 maj kishte pasur përp*lasje mes policisë izraelite dhe pro*testuesve palestinezë në Jerusalem.
Një zyrtare e lartë e OKB-së, që qëndroi në Rripin e Gazës më 22 maj, paralajmëroi se ka rre*zik të shëndetit, pasi shtëpitë, rrugët dhe infrastruktura tjetër ose janë dëmtuar ose janë shkatërruar plotësisht.

“Të gjithë duhet të përmbahen dhe të mos përfshihen në asnjë lëvizje provokuese”, tha Lynn Hasting, koordinatore humanitare e OKB-së për territoret palestineze.
Më 21 maj, Egjipti dërgoi një delegacion në Izrael për të diskutuar për mënyrat se si të përforcohet marrëveshja e ar*mëpushimit, përfshirë këtu edhe ndihmën për palestinezët në Gaza, thanë zyrtarët e Hamasit për agjencinë Reuters.

Baby Boo