Zyra e Kryeministrit organizon ceremoninë e hapjes së Javës së Krenarisë, Kurti mungon


Me një ceremoni të organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, në Ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, u bë hapja e Javës së Krenarisë.
Në emër të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti dhe të Qeverisë së Kosovës, të pranishmëve u uroi mirëseardhje z.Habit Hajredini, Drejtor i Zyrës për Qeverisje të Mirë në Zyrën e Kryeministrit.

“Qeveria e Kosovës ka prioritet strategjik të punoj drejt një shoqërie gjithëpërfshirëse, me diversitet dhe me mundësi të barabarta e pa diskriminim për të gjithë qytetarët e saj pa dallim”, tha z. Hajredini.
Ai shtoi se Qeveria është skajshmërisht e angazhuar që të drejtat e njeriut t’i vendos në qendër të vlerave të përfaqësuara nga Republika e Kosovës, duke u bazuar në parimet e demokracisë, sundimit të ligjit dhe mos-diskriminimit në bazë të orientimit seksual.

Në këtë ceremoni, me fjalë rasti u drejtuan znj. Vjosa Osmani-Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës, z. Riccardo Serri, Zëvendës Shef i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, znj. Carin Lobbezoo, Ambasadore e Holandës në Republikën e Kosovës dhe z. Blert Morina – Drejtor ekzekutiv i Organizatës CEL.
Me moton “Bashkë dhe krenarë”, ky aktivitet u organizua nga Zyra e Kryeministrit/Zyra për Qeverisje të Mirë në bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile Center for Equality and Liberty – CEL dhe Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore – CSGD.

Ceremonia e hapjes së Javës së Krenarisë/Paradës së Krenarisë në Kosovë i paraprinë realizimit të aktiviteteve tjera në kuadër të Javës së Krenarisë, me qëllim mbështetjen dhe promovimin e diversitetit dhe barazisë për komunitetin LGBTI në Republikën e Kosovës.

Baby Boo