Zyberi shpalosi premtimin e parë zgjedhorë: ”Shteti do mbulojë 50% të kontributeve sociale për 3 vjet për çdo punësim që përmirëson përfaqësimin e drejtë”


Zyberi shpalosi premtimin e parë zgjedhorë: Shteti do mbulojë 50 %të kontributeve sociale për 3 vjet për çdo punësim që përmirëson përfaqësimin e drejt dhe adekuat

Kandidati për kryeministër të parë shqiptar, z. Naser Zyberi gjatë ditës së sotme ka qëndruar në Komunën e Gostivarit, përkatësisht ka vizituar kompaninë “MONTENEGRO”, ku shpalosi iniciativën e tij për ekonomi të barabartë në sektorin privat. Ai theksoi se do shteti do mbulojë 50% të kontributeve sociale për 3 vjet me radhë për çdo punësim që do përmirëson përfaqësimin e drejtë në kompanitë private. Me këtë masë, shtoi Zyberi, ne duam të motivojmë pronarët e bizneseve që të rrisin barazinë në kompanitë e tyre dhe të krijojnë një atmosferë me shanse të barabarta.

Në vazhdim deklarata e plot e kandidatit për kryeministër të parë shqiptar, Naser Zyberi:

Bashkëqytetarët e mi,
Jam shumë i lumtur që vizitoj (EMRI I KOMPANISE) sot dheqë kam mundësinë t’ju takoj. Këtu shohim një shembullpozitiv se si duhet të funksionojë shoqëria jonë multietnike Jutë gjithë punoni së bashkuçshqiptarë, maqedonas, turq. Jumbështesni njëri-tjetrin, jeni bashkëpunëtorë, madje disa prejjush ndoshta edhe miq. Megjithatë ende nuk është një situate e zakonshme në shoqërinë tonë. Komunitetet tona janë ende tëndara në shumë fusha të shoqërisë sonë, madje edhe nëekonomi. Akoma, në shumë kompani nuk ka shanse tëpunësoheni nëse jeni anëtar i pakicave etnike. Akoma, nëshumë ndërmarrje ekziston pabarazi dhe diskriminim.
Kjo është një nga shumë çështjet, që unë dua të trajtojmenjëherë si Kryeministri i parë shqiptar i Maqedonisë sëVeriut. Ndërsa në dy vitet e kaluara, barazia në sektorin publikdhe në administratë, është përmirësuar masivisht, në sektorinprivat jemi akoma larg nga ato që ne i quajmë shanse tëbarabarta. Kur flas për barazi, nuk flas vetëm për shqiptarët, por edhe për turqit, boshnjakët dhe pakicat e tjera dhegjithashtu për maqedonasit. Kjo, për arsye se barazia nukështë vetëm një domosdoshmëri për një shoqëri moderne, porajo forcon ekonominë. Madje është kusht për ndërtimin e njëekonomie të fortë. Maqedonia e Veriut, atdheu ynë, është njëvend i vogël. Si i tillë është mjaft e vështirë të konkurrosh me tregje më të mëdha, por është edhe më e vështirë, nëse ne qëndrojmë të ndarë në vend që të ecim përpara të bashkuar.

Si Kryeministri i parë shqiptar, unë do të jem Kryeministërpër të gjithë. Unë dua të bashkoj shoqërinë tonë për t’u bërëmë të fortë së bashku. Kjo është ajo për çfarë ka nevojë i gjithë vendi ynë dhe nuk ka vend më të mirë për të filluar sesanë vendin e punës. Kur jemi duke punuar së bashku, ndajmëtë njëjtat interesa. Ne bashkohemi pas një qëllimi që ështësuksesi i kompanisë apo pagat më të larta. Ne rritemi sëbashku ,sepse kuptojmë se kemi shumë më tepër tëpërbashkëta se sa dallime. Ndërkohë nga një këndvështrimekonomik, multietniciteti është një avantazh i madh.Kjo ështëajo që ne shohim në të gjithë botën. Të gjitha kompanitë e suksesshme ndërkombëtare janë multietnike, për shumë arsye.Për të qënë ndërkombëtar, duhet të veprosh si ndërkombëtardhe kjo fillon me punonjësit. Për të zgjedhur punonjësit më tëmirë, një kompani nuk mund të lejojë të përjashtojë njerëzit e aftë për shkak të përkatësisë së tyre etnike. Ajo që vlen përekonominë, vlen për tërë shoqërinë.
Maqedonia e Veriut është një vend multietnik. Por deri më tani, ne e kemi bllokuar veten tonë përmes konfliktevendëretnike, pabarazisë dhe diskriminimit. Tani, me të ardhmen tonë euro-atlantike përpara, si anëtare e NATO-s dhe së shpejti e BE-së, ne kemi shansin të kapërcejmë të kaluarën, tëbashkohemi dhe të ecim përpara së bashku. Zgjedhja e Kryeministrit të parë shqiptar, i pari me një etni jo-shumice, është një sinjal për të gjithë botën .Një dëshmi, që Maqedoniae Veriut është pjesë e Evropës moderne dhe se është shumëpërpara në rajon.Me një demokraci të maturuar dhe njëshoqëri të barabartë.

Ky sinjal është i rëndësishëm për Maqedoninë e Veriut ,qëqëndron në bashkësinë ndërkombëtare, si një shenjë tërheqësepër investitorët e huaj, por gjithashtu dhe më kryesorja, përvendin tonë. Por edhe nëse ky sinjal do të jetë i fortë, duhet tëbëjmë shumë më tepër. Ne duhet të arrijmë barazinë në tëgjitha fushat e jetës. Në arsim, në drejtësi, në sigurimetshoqërore dhe gjithashtu në ekonomi dhe në vendin e punës.Prandaj, pasi të zgjidhem Kryeministër, një nga nismat e miatë para do të jetë rritja e barazisë në sektorin privat.
Për çdo punësim të ri, i cili përmirëson përfaqësimin e barabartë në kompani, shteti do të mbulojë 50 përqind tëkontributeve sociale. Me këtë masë, ne duam të motivojmëpronarët e bizneseve që të rrisin barazinë në kompanitë e tyredhe të krijojnë një atmosferë me shanse të barabarta. Siçtashmë po ndodh këtu, në kompaninë tuaj ku përkatësia etnikenuk është një kufizim por një pasuri.

Rilindje e barabartë ekonomike!Kështu e quajmë ne. Përveçrritjes së përfaqësimit të barabartë, ne do të mbështesim veçanërisht ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, jo vetëm që tëkalojnë krizën dhe të sigurojnë vendet ekzistuese, por edhe tërrisin pagat dhe të krijojnë vende të reja pune. Ne duhet të inkurajojmë sipërmarrësit të investojnë në të ardhmen. Në tëardhmen e kompanive të tyre, por edhe në të ardhmen e njerëzve.
Prandaj, ne kemi planifikuar një seri stimujsh dhe masash përpunësimet e reja, si taksa zero e të ardhurave për çdo person tëpunësuar nën moshën 35 vjeç të punësuar për here tëparë.Përveç kësaj, kompania do të marrë një stimul prej 1500 eurosh për t’u dhënë të rinjve mundësinë e punësimit të tyre të parë. Për të rritur investimet,
ne do t’u japim 5000 deri në10000 Euro ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për të blerë pajisjet e nevojshme. Qëllimi ynë është i qartë: Shanse tëbarabarta në ekonomi dhe punë të mirëpaguara për të gjithëqytetarët. Si Kryeministër shqiptar, dua të sigurohem që secilinga ju dhe të dashurit tuaj të ketë shanse të barabarta për tëardhura të sigurta dhe të mjaftueshme për të siguruar jetesëntuaj. Qëllimi im është të përmirësoj sigurinë shoqërore dhestandardin e jetesës për të gjithë qytetarët në mënyrë tëbarabartë, pavarësisht se cilës etni i përkasin.

Baby Boo