Zyberi: Shkyçja rrymës elektrike, njëra nga pengesat që fëmijët nuk e ndoqën mësimin online


Avokati i Popullit, Naser Zyberi ka publikuar raportin për shkeljen e të drejtave të njeriut.
Theks të veçantë, ka vendosur në shkeljen e të drejtave të fëmijëve në ndjekjen e mësimit online.
“Ishin në sulm të drejtat e fëmijëve. Ndryshimi i mënyrës së realizimit të mësimit. Kalimi nga mësimi në prani fizike në mësim online”, tha Zyberi, transmeton TV21.

Sipas tij, shumë fëmijë, veçanërisht ata me nevoja të veçanta, kanë pasur pengesa në ndjekjen e këtij procesi mësimor, kjo ose për shkak të mungesës së aparaturës teknologjike apo edhe mungesës së energjisë elektrike.
“Mungesa e aparaturës për ndjekjen e mësimit online, mungesa e rrymës elektrike për shkak të shkyçjes së rrjetit nga mospagesa e faturave”.
“Kjo veçanërisht është shpërfaqur te fëmijët me nevoja të veçanta”.

Baby Boo