Zyberaj publikon fotografitë e kriminelëve serbë që janë përgjegjës për zhdukjen e Ukshin Hotit


Këshilltari i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj ka publikuar dy fotografi të kriminelëve serbë që sipas tij janë përgjegjës për zhdukjen e Ukshin Hotit.

Zyberaj përmes një postimi në Facebook, thotë se, krimet që Serbia i bëri në Kosovë kanë kaluar pa u ndëshkuar.

Zyberaj e ka komentuar një deklaratë të Veljko Obradoviqit i cili ka thënë se nuk dinte për krimet serbë në Kosovë, pasi ai ishte vetëm një zyrtar civil.

“Odalovic, përveç se ka qene Kryetar i Keshillit Ekzekutiv te Serbisë për Kosovën nga viti 1998 deri me tash, ka edhe nje pozite kyçe, ate te Kryetarit te Komisionit per persona te zhdukur gjate luftës ne Kosove!”, shkruan Zyberaj.

Zyberaj fotografitë e dy kriminelëve serbë që i ka publikuar thotë se janë përgjegjës për zhdukjen e Ukshin Hotit dhe se kanë informacione për fatin e tij.

Postimi i plotë:

Përgjegjësit e zhdukjes së Ukshin Hotit dhe Veljko Obradovic

Krimet që Serbia bëri në Kosovë kanë kaluar të pandëshkuara. Millosheviqi vdiq pa u dënuar, Milutinovic u la i lirë dhe shumë komandantë dhe ushtarë që bënë krimet e luftës ecin të lirë në Beograd. Mbrëmë Veljko Obradovic thoshte se si ai nuk dinte për krimet e kryera gjatë luftës, sepse ai ishte një zyrtar civil.

Odalovic, perveq se ka qene Kryetar i Keshillit Ekzekutiv te Serbise per Kosoven nga viti 1998 deri me tash, ka edhe nje pozite kyqe, ate te Kryetarit te Komisionit per persona te zhdukur gjate luftes ne Kosove!

Deri sa ne pozita kyqe ne Serbi, jane Zoran Angjelkovic, Veljko Odalovic, Millovan Drecun kurre fati i te zhdukurve nuk do te ndriqohet!

——-

Një nga krimet më të rënda të kryera në Kosovë është masakra e burgut të Dubarvës ku shqiptarët u masakruan nga policia, ushtria dhe bandat e kontrolluara nga serbët.

Një nga ata që mbetet i zhdukur është edhe profesor Ukshin Hoti.

Këtu janë vetem dy nga personat përgjegjës për krimet e luftës në Dubravë, të cilët ecin të lirë në Serbi dhe që janë përgjegjës për zhdukjen e Ukshin Hoti.

Këta dy kriminelë lufte, të cilët kanë informacione për fatin e Ukshin Hotit, ecin falas në Serbi. Nëse do të kishte një përpjekje serioze për të gjetur të vërtetën, këta dy persona do të ishin marrë në pyetje.

Baby Boo