Zvicra shkruan historinë, kualifikohet në çerekfinale duke e mposhtur Francën në penallti


Zvicra është kualifikuar në çerekfinale të Kampionati Europian “Euro 2020”, duke e mposhtur Francën 5-4 në penallti dhe 8-7 me rezultat të përgjithshëm.Loja e rregullt në këtë ndeshje përfundoi me rezultatin 3-3.Të parët që kaluan në epërsi ishin zvicranët me Haris Seferoviqin në minutën e 15’.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0, për Zvicrën.Rodriguez i Zvicrës kishte mundësinë që ta dyfishonte epërsinë por e humbi penalltinë në minutën e 57’.Karim Benzema me dy gola të shpejtë në minutat e 57’ dhe të 59’ e kaloi Francën në epërsi.

Paul Pogba shënoi një gol fantastik në minutën e 75’ për 3-1.Haris Seferoviq e ngushtoi epërsinë në minutën e 81’.Golin e barazimit e shënoi Mario Gavranoviq në minutën e 90’.Në vazhdime nuk e shënua asnjë gol duke shkuar ndeshja në vazhdime.

Baby Boo