Zvicra kualifikohet në fazën tjetër të Kupës së Botës


Zvicra është kualifikuar në 1/8 e finales në Kupën e Botës, duke përfunduar e dyta në Grupin E me 5 pikë.

Zvicra e shqiptarëve barazoi 2-2 me Kosta Rikën në sfidën e fundit për të marrë një pikë, e mjaftueshme për të siguruar biletën për në fazën tjetër të Botërorit.

Të parët në epërsi kaluan zviceranët me golin e shqiptarit, Blerim Xhemaili. Ai realizoi për 1-0 në minutën e 31’.Gjithçka u barazua në pjesën e dytë, në minutën e 56’.

Për 1-1 realizoi Kendall Waston.Deri në fund të ndeshjes, Kosta Rika dhe Zvicra kishin rastet të shumta dhe shënuan edhe nganjëherë. Zvicra kaloi sërish në epërsi me golin e Josip Drmic në minutën e 88’, kurse barazoi gjithçka 2-2 Kosta Rika në fund me autogolin e portierit, Yann Sommer.

Baby Boo