Zvicra kërkon 114 mijë punonjës në 10 profesione dhe dhjetëra punë të tjera


Vendi me pagat më të larta në Evropë, Zvicra me rreth 9 milionë banorë, po vuan mungesë të theksuar krahu pune.

Ajo ka nxjerrë në faqen zyrtare të qeverisë, informacion të detajuar mbi numrin e punonjësve të kërkuar dhe profesionet që kanë mungesat më të mëdha.

Vetëm për periudhën aktuale janë nevojat për më shumë se 114 mijë punonjës të rinj në një seri profesionesh.

Nevojat më të mëdha ku edhe haset vështirësi e vazhdueshme për të gjetur punonjës të gatshëm për punë janë në sektorin e turizmit dhe shëndetësisë.

Kamerierët, infermierët dhe specialistët e IT-së janë ndër më të kërkuarit.

Por edhe të tjera fusha ka mungesa të ngutshme: profesionet elektricistë, saldatorë, mekanikë, agjentë dhe menaxherë shitjesh, shoferë kamionësh dhe mjetesh të tjera të tonazhit të rëndë, hamej (transportues mallrash), por edhe punën të lehta si recepsionistë/e, asistentë/e zyre.

Baby Boo