Zvicra kalon shifrën me mbi 60 mijë të prekur me COVID-19


Autoritetet shëndetësore zvicerane kanë bërë të ditur se Zvicra ka rritje të dukshme të infeksioneve.
Vetëm në javën që e lamë pas, janë raportuar infeksione të reja SARS-CoV-2 të regjistruara në Zvicër në mesatare në mbi 1 mijë të prekur.

Statistikat e fundit tregojnë se që nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë 60,368 infektime gjithsej, ndërkohë që numri i testimeve ka kaluar shifrën e 1.4 milionëve.
Vlen të theksohet se që prej fillimit të qershorit 2020, kantonet me shkallë më të lartë të infeksionit për frymë kanë qenë: Gjeneva, Jura, Valais, Fribourg, Zug, Vaud, Cyrih, Schwyz, Uri dhe Aargau, sipas korona-data.ch.

Gjeneva dhe Jura kanë udhëhequr listën me normat më të larta të infeksionit në Zvicër që nga 1 qershori i vitit 2020.
Sidoqoftë, përkundër numrit të të prekurve, të dhënat e fundit tregojnë se numri i të shëruarve në Zvicër është rritur në këto ditët e fundit.
Gjatë kësaj jave, në Zvicër janë raportuar se numri i të shëruarve ka arritur në 48,400.

Baby Boo