Zvicra heq nga lista e karantinës Maqedoninë


Qeveria Federale e Zvicrës me vendimin e fundit ka klasifikuar vetëm katë shtete si zona me rrezik. Nga e enjtja lista e vendeve me rrezik do të jetë më e vogël.
Belgjika, Republika Çeke, Andora dhe Armenia do të vazhdojnë të jenë në zonën me rrezik për Zvicrën, ndërkaq Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë hequr nga lista e karantinës.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk do të jenë në zonën me rrezik, edhe pse shifrat e fundit tregojnë rritje në këto dy vende, por megjithatë shumë më të ulta se në shtetin helvetik.
Karantinë 10 ditore në shtetin helvetik janë të detyruar të mbajnë vetëm ato të cilët do të udhëtojnë nga Belgjika, Çekia, Andora dhe Armenia.

Baby Boo