Zvicerani fiton 68 milionë franga në loto


Një lojtar llotarie ka fituar 68 milionë franga në shortin e Euromillions të premten. Fitimi shkon në Zvicër.

Personi fatlum ka fituar saktësisht 68,843,008,55 franga. Euromillions njofton se çmimi kryesor shkon për Zvicrën, transmeton albinfo.ch. Numrat e duhur për fitoren prej kaq shumë milionave të frangave ishin: 4, 13, 25, 33, 37, 5 dhe 10.

Në tërheqjen e radhës të martën janë në dispozicion rreth 17 milionë franga.

Me këtë shumë që u fitua dje, u thye që në fillim të vitit rekordi zviceran, i cili për vitin 2022 ishte 40.5 milionë CHF dhe qe arritur në korrik 2022.

39 persona kanë fituar nga një milion franga ose më shumë duke luajtur llotarinë në Zvicër vitin e kaluar.

Baby Boo