Zvicër: Shembet kalimi për këmbësorë, hetimet po vazhdojnë


Një vendkalim për këmbësorë është shembur në Eaux-Vives. Në lidhje me këtë kanë filluar hetimet
Një pjesë e Bulevardit Helvétique, pranë Place des Eaux-Vives, u shemb të hënën pasdite. E vendosur në kryqëzimin me Rue du Rhône, gjysma e një kalimi (rreth 6 me 6 metra, 2 metra e thellë) është shembur, për arsye që ende nuk janë përcaktuar, shkruajnë mediat zvicerane.

Shërbimi i Zjarrfikjes dhe Shpëtimit (SIS), i alarmuar në 5.13 pasdite, ishte në vend dhe ka kryer kontrolle për të siguruar linjat e gazit. Patrullat e policisë siguruan zonën, kurse asnjë lëndim nuk është regjistruar. Vrima është mbyllur pas daljes në terren të kompanive përgjegjëse. Hetimet vazhdojnë se çka shkaktoi shembjen e rrugës.

https://www.tdg.ch/un-passage-pieton-seffondre-aux-eaux-vives-589359267275

Baby Boo