Zvicër: Deri në 10.000 franga gjobë për ata që kundërshtojnë karantinimin

Vendimi sipas të cilit ata që udhëtojnë nga Zvicra drejt Kosovës, Maqedonisë etj. kur të kthehen në Zvicër duhet të karantinohen për dhjetë ditë, ka bërë jehonë të madhe ndër shqiptarët, jo vetëm në Zvicër.

Baby Boo

Shumë prej tyre tani janë në dilemë nëse duhet të udhëtojnë për pushime drejt vendlindjes ose jo.

Por çfarë përfshihet në fakt me detyrimin për karantinim dhe në çfarë kushtesh do të zbatohet ky detyrim?

Në njoftimin e bërë nga BAG (Zyra Federale e Shëndetit Publik), lidhur me këtë vendim, veç tjerash sqarohet se:

Karantina duhet të trajtohet në mënyrë rigoroze mbi bazë të rregullores së re, shkruan albinfo. Kjo do të thotë veç tjerash se gjatë kohës sa zgjat karantina,nuk lejohen as shëtitjet dhe as dalja për të bërë blerje ose për çfarëdo vizite.

Kushdo që nuk respekton ose që kundërshton rregullin e përmendur për karantinë, mund të gjobitet deri në 10.000 franga, siç thuhet në shtojcën e rregullores. Ndërsa ata që e neglizhojnë këtë rregull, mund të dënohen me deri në 5.000 franga gjobë.

Kantonet janë përgjegjës për ndjekjen penale.


Restorant Lumare