Zvicër: Adoleshentët që shkuan në Siri do të dalin përpara gjykatësit


Në vitin 2014 E. dhe V. udhëtuan në drejtim të Sirisë, për t’iu bashkuar Shtetit Islamik. Tani, dy të rinjtë shqiptarë do të duhet të përgjigjen para Gjykatës për të mitur në Winterthur.

Prokuroria e Winterthurit për të mitur, për disa vite me radhë ka hetuar rastin me dy adoleshentë shqiptarë. Në vitin 2014, motër dhe vëlla kishin shkuar në drejtim të Sirisë, për t’iu bashkuar Shtetit Islamik, shkruan “20 Minuten”, përcjell Albinfo.ch. Babai i tyre fillimisht i kërkonte në rajonet turke, por pa sukses. Në vitin 2015, E. dhe V. sërish u paraqitën në Zvicër e që shkaktoi reagime të shumta.

Nga fillimi i muajit maj, procesi gjyqësor ndaj ishte mbyllur. Tani, E. dhe V. do të duhet të paraqiten para Gjykatës për të mitur. Ata akuzohen se i janë bashkuar një grupi radikal dhe në këtë mënyrë e kanë shkelur Ligjin penal zviceran.

Në ndërkohë, E. dhe V. e kanë arritur moshën e pjekurisë.

Baby Boo