Zvarritet hetimi për policin që aksidentoi me makinë fëmijën


Një muaj pasi një pjestar i policisë aksidentoi një djalosh 7 vjeçar në rrugën “11 Tetori” në qytetin e Kumanovës, Ministria e Brendshme dhe Prokuroria ende nuk e kanë mbaruar hetimin. Ato nuk japin detaje se në çfarë faze është procedura e hetimit. Pas aksidentit prokurori kujdestar pati urdhëruar inspektimin dhe fotografimin e vendngjarjes për të parë nëse ka shenja frenimi dhe fotografimin e veturës që ka goditur vogëlushin.

“Në Prokurorinë Themelore Publike ende nuk ka mbërritur dokumentacioni i kompletuar nga Prokuroria Publike në Kumanovë. Ende pritet arritja e të gjitha dokumentave të kërkuara, ndërsa pas analizimit të të gjitha raporteve do të sillet vendimi i Prokurorisë”- thonë nga Prokuroria themelore Publikë, Shkup.

Përgjigje sipërfaqësore na dhanë edhe nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Ju informojmë se nën drejtimin dhe kordinimin e prokurorit publik është bërë inspektim në vendngjarje nga ana e Sektorit për Punë të Brendshme-Kumanovë dhe po merren masat për zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa procedura e ekspertizës është ende në vazhdim”- thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Djaloshi shtatvjeçarë nga Kumanova, Murtez Aliji, i cili u godit nga një makinë e tipit “ Fiat Linea” e drejtuar nga një policë nga Kratova me inicialet S.P (44), mori lëndime trupore, po mjekët thanë se është jashtë rrezikut për jetën. Polici që ka shkaktuar aksidentin, nuk i ka ofruar ndihmë viktimës, por është larguar nga vendi i ngjarjes. Për këtë sjellje të pahijshme të policit rasti ishte praqitur në sektorin për standarde profesionale, i cili deri tani nuk është proncuar./Almakos

Baby Boo