Zv/ministri i dorëhequr kritika ndaj Zaevit dhe Ademit


Zv.minsitri i Arsimit Petar Atanasov ka dhënë dorëheqje nga ky post. Në një shkrim në Facebok Atanasov ka thënë se dorëheqja e tij nuk ka të bëjë me rikonstruimin e Qeverisë dhe se për këtë gjë e kishte njoftuar më herët edhe vet kryeministrin Zaev. Ai thotë se dorëhiqet për shkak se nuk ka hapësirë të reflektoj dhe të kontribuojë për reformat e duhura në Arsim.

Në këtë periudhë të shkurtër në MASH punova në më shumë çështje dhe probleme dhe u përpoqa që të inkuadrohem në sa më tepër procese. Patjetër të potencoj se që në fillim nuk mu lejua të formoj ekipe me çka efektet e punës sime do të ishin shumë më të mëdha. Dy muajt e parë bashkë me një grupe më të madhe përgatitëm zgjidhje për nyjat në të cilat ndodhej Instituti i filmit në Ohër. Për fat të keq raporti dhe propozim masat mbetën në Kabinetin e Ministrit. Disa muaj punova me njerëz kreativ për dizajnimin e programit dhe vendosjen e digjitalizimit të edukimit medial në nivelet e para të arsimit. Për fat të keq, raportet dhe masat e propozuara mbetën në kabinetin tuaj. Thjeshtë, pozita ime bëhet joefektive”-tha Petar Atanasov, ish-zv/ministër.

Dorëheqjen e Atanasovit nuk e komenton ministri i Arsimit Arbër Ademi. Nga LSDM-ja dorëheqjen e cilësojnë si përgjegjësi ndaj qytetarëve.

Sjellim vendime për zbatim thelbësor të ndryshimeve në nivel qendror dhe lokal, me qëllim të vetëm, përshpejtimin e avancimit ekonomik të vendit, për kushte më të mira në shoqëri dhe jetë më të mirë për të gjithë qytetarët. Siç njoftuam pas rikonstruimit, deri në fund të këtij muaji, procesi i filluar për ndryshime duhet të vazhdojë me ndryshime në pozitat tjera udhëheqëse si vendet e zëvendësve dhe drejtorëve. Të gjithë bartësit e zgjedhur dhe emëruar në pozitat publike, mbajnë përgjegjësi para qytetarëve për punën e tyre”-theksoi Kostandin Konstadinov, LSDM.

VMRO DPMNE-ja opozitare ka përshëndetur dorëheqjen e Atanasovit.

VMRO-DPMNE e përshëndet vendimin e Petar Atanasovit që ta braktis anijen që fundoset dhe të mos jetë pjesëmarrës e punës kriminele të pushtetit. Atanasov ka bërë hap të guximshëm dhe i tregoi Qeverisë dembele dhe kriminele e cila harxhoi më shumë se dy vite të jetës së qytetarëve, ndërsa nuk ka realizuar asnjë projekt”-thonë nga VMRO-DPMNE.

Partia opozitare kërkon që edhe funksionarët tjerë të pushtetit të marrin guximin dhe të veprojnë ngjashëm si zv.ministri i arsimit Petar Atanasov.

Baby Boo