Zv. Kryeministri i parë Grubi takoi ambasadoren e Ukrainës Natalia Zadorozhnjuk: Mes Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës ekzistojnë kushte për thellimin e bashkëpunimit ekonomik

Zv. Kryeministri i parë Artan Grubi sot takoi ambasadoren e Ukrainës Natalia Zadorozhnjuk ku në takimin u diskutua për potencialin mbi bashkëpunimin dypalësh.

Ja postimi i plotë:
Mes Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës ekzistojnë kushte për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe rritjen e qarkullimit tregtar.

Në takimin me ambasadoren e Ukrainës, Natalia Zadorozhnjuk, diskutuam edhe për potencialin mbi bashkëpunimin dypalësh, por edhe masat e marra në të dy vendet me qëllim përballimin krizës së shkaktuar nga KOVID-19.