Zv. Kryeministri i parë Grubi takohet me Rosana Duxhak nga OKB


Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z.Artan Grubi sot realizoi takim pune me Koordinatoren e Përhershme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut, znj. Rosana Duxhak.

Në takimin e sotëm të z.Grubi me znj. Rosana Duxhak u shkëmbyen informata dhe ide se si të thellohet bashkëpunimi mes organeve dhe trupave të OKB-së dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Duxhak përshëndeti bashkëpunimin e mirë mes OKB-së dhe Maqedonisë së Veriut duke vlerësuar se vendi, në momentet më të rëndësishme ka treguar marrëdhënie korrekte ndaj të gjitha çështjeve me rëndësi, të cilat janë në fokus të Bashkimit Evropian dhe njëkohësisht dhe të OKB-së.

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z.Artan Grubi gjatë takimit i ka thënë znj.Duxhak se bashkëpunimi i mirë dhe korrekt me organet e OKB-së po fuqizohet vazhdimisht dhe që ky ritëm do të mbahet.
Ai me këtë rast ka falënderuar OKB-të për ndihmën e tyre përmes të gjitha agjencive dhe programeve të saj për përkrahjen ndaj Maqedonisë së Veriut.

Gjatë këtij takimi Grubi dhe Duxhak diskutuan edhe për prioritet e qeverisë si dhe u prezantuan prioritete e Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive duke theksuar se funksionimi i kohezionit ekzekutiv i koalicionit qeveritar dhe politikave qeveritare do të mbeten prioritet i tij.
Në fund të takimit të dy bashkëbiseduesit ranë dakord që agjencitë e OKB-së të vazhdojnë të bashkëpunojnë në të gjitha fushat në të cilat OKB mund të ndihmojë dhe të kyçet në përballimin e çështjeve të rëndësishme në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Baby Boo