Zv. Kryeministri i parë Grubi pret në takim ambasadoren kroate Tiganj


Zëvendës kryeministri i parë Grubi sot takoi ambasadoren kroate Nives Tiganj. Republika e Maqedonisë së Veriut, siç u vlerësua nga të dy bashkëbiseduesit, po lëvizë sipas vlerave evropiane dhe Kroacia me këtë rast do të vazhdojë të përkrahë në mënyrë aktive vendin tonë në procesin e integrimit evropian, në prag të fillimit të negociatave me BE-në.

Ja postimi i plotë:
Kroacia përkrah anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Vendin tonë e presin reforma edhe më të mëdha dhe çfarë është me rëndësi negociatat me Bashkimin Evropian, sfida për të cilat kemi përkrahjen e pa rezervë të Republikës së Kroacisë.

Këtë ma konfirmoi sot ambasadorja kroate Nives Tiganj gjatë takimit të punës që pata sot në kabinetin tim. Përvoja e Kroacisë është e mirëseardhur dhe bashkëpunimi mes dy vendeve tona do të vazhdojë.

Baby Boo