Zv.kryeministri Grubi takohet me ambasadoren e Malit të Zi


Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z.Artan Grubi sot në kabinetin e tij takoi Ambasadoren e Malit të Zi znj.Marija Petroviq mes tjerash ambasadorja falënderoi për përkrahjen që RMV ia ofron Malit të Zi në rrugën drejt BE-së.

Ja postimi i tij i plotë:
Vazhdojmë të kemi bashkëpunim të mirë me Malin e Zi ne ndajmë të njëjtat vlera dhe qëllime strategjike, NATO-në dhe Bashkimin Evropian.

Ambasadorja e Malit të Zi, Marija Petroviq tha se Republika e Maqedonisë së Veriut ka një rol të rëndësishëm dhe konstruktiv në avancimin e marrëdhënieve mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe njëherësh falënderoi për përkrahjen që ne ia ofrojmë Malit të Zi në rrugën drejt BE-së.

Baby Boo