ZPS: Mbi 400 të ndaluar nga UÇK-ja, të paktën 102 të vrarë


Në vazhdim të fjalës hyrëse të Prokurorisë së Specializuar në Hagë u përmendën rastet e ndalimit të individëve nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.“Anëtarët e UÇK-së u hoqën lirinë qindra individëve pa proces të rregullt gjyqësor. Ka të paktën 440 incidente sa i takon ndalimit të personave”, tha prokurori James Pace.

Sipas tij, viktimat përfshinin persona që punonin në pylltari, bujqësi, gazetarë, mësues e të tjera.“Shumë ishin mbështetës të LDK-së ose thjesht nuk mbështesnin UÇK-në”, tha ai.

Sipas Prokurorisë pati shumë keqtrajtime të të ndaluarve dhe në rastet më të rënda, vrasje.

Baby Boo