Zoti Kryeministër po Ronaldon nga Kuçi i Vlorës që ndodhet në korridorin e spitalit të Romës kush do e ndihmojë?


Ronaldo Kasaj 19 vjeç i diagnostikuar me kancer dhe i lënë pa ilaçe u detyrua me traget të iki vetëm në Itali për ndihmë. Ka gjithë ditën me tezen e tij në Spitalin Agustino Gemeli të Romës duke pritur në holl dhe korridor por nuk po e shtrojnë.

Ronaldo ndihet jetim, shteti tij jo vetëm që i dha duart por as nuk u kujdes që Ambasada Shqiptare në Romë ta presë dhe përkrahë.

Sot Kryeministri Rama udhëtoi drejt Torinos për të parë një ndeshje futbolli, për të parë Ronaldon në fushën e lojës.

Zoti Kryeministër po Ronaldon nga Kuçi i Vlorës që ndodhet në korridorin e spitalit të Romës kush do e ndihmojë?
A je njeri? Po populli jonë a ka zemër? A e merrni vesh që 19 vjeç e askujt nuk po i plas trapi? E kanë lënë pa ilaçe këtu dhe as po përpiqen ta përkrahin as jashtë.

Mund të jesh ti që më lexon nesër, apo kushdo nga ne. Lekë për deputetët 70 vjeçar ka shteti jonë ndërsa lekë për djalin e një bariu nga Kuçi Vlorës nuk paska që t’i blihen ilaçe!

Lekë që Rama të shkojë në Torino për të parë ndeshje futbolli paska ndërsa lekë që ambasada jonë të paktën ti gjendet pranë Ronaldos në korridorin e spitalit në Romë nuk paska!

Miq, duhet ta ndihmojmë Ronaldon tonë…nuk dua ta besoj që askujt s’i plas trapi që një 19 vjeçar është abandonuar kaq në mënyrë të shëmtuar…

Kontakt i babait të Ronaldos: +355684638855.

Baby Boo