Zoran Zaev sot në seancë gjyqësore për rastin “Ryshfet”


Në Gjykatën Penale sot do të mbahet seancë gjyqësore për rastin “Ryshfet” ku i akuzuar kryeministri Zoran Zaev, sot të vazhdohet me dëgjimin e bisedimeve nga masat e veçanta hetuese, transmeton Portalb.mk.

Dëgjimi i bisedave në lidhje me këtë rast ka filluar seancën e kaluar pa praninë e opinionit në seancë.

Kryeministri Zaev pas përfundimit të seancës së kaluar tha se me dëgjimin e bisedave do të vazhdojnë sot dhe se do të zgjasë deri sa të dëgjohen të gjitha, pastaj të vazhdohet me procedurën e mbetur të dëshmisë.

Sipas Zaevit në biseda absolutisht nuk ka asnjë dëshmi dhe që bëhet fjalë për komunikime të rregullta të kryetarit të komunës me personin e dyshuar dhe të gjithë personat tjerë, siç janë drejtorët e institucioneve, qytetarët që lajmërohen te kryetari i atëhershëm i komunës.

Ndyshe, në rastin “Ryshfet” kryeministri Zoran Zaev sipas akuzës ngarkohet se në cilësinë e personit zyrtar si kryetar i Komunës së Strumicës, nga biznesmeni, Ivan Nikollov, ka kërkuar ryshfet prej 163.924 euro, gjegjësisht nga 2 euro për metër katror tokë ndërtimtare në Strumicës, për të cilën Nikollov ka qenë i interesuar që të privatizohet.

Baby Boo