Zoran Zaev kërkon nga Hristian Mickoski…


Kryeministri Zoran Zaev do të kërkojë takim liderësh me liderin e opozitës, Hristian Mickoski, me qëllim që, siç tha, të përshpejtohen proceset në prag të referendumit për emrin që duhet të mbahet në vjeshtë.

“Kam informata se shefi i opozitës Hristian Mickoski do të udhëtojë të enjten pas dite, sot do të kemi konsultime për takim liderësh i cili me siguri do të mbahet të mërkurën që t’i përshpejtojmë proceset për referendumin”, deklaroi sot Zaev në konferencën e përbashkët për media me eurokomisarin për Zgjerim, Johanes Han.

Baby Boo