Zoran Zaev do të jetë ministër i financave


Kryeministri Zaev do të ketë rol të dyfishtë në Qeveri pasi do të jetë edhe ministër i financave. Këtë vendim e ka marrë pasi në planin e tij qëndron se këtë vit fokusi kryesor do të jetë në ekonomi. Edhe më tej, ministri aktual i financave, Dragan Tevdovski, i cili deri më tani është i vetmi të cilin me plotë kuptimin e fjalës e ka kapur operacioni “fshesa”, do të mbetet pjesë e kabinetit. Ai do të jetë këshilltar i Zaevit ndërsa do të jetë edhe pjesë e përbërjes së ardhshme të Këshillit ekzekutiv të LSDM-së.

Do të ketë vendime të guximshme, ku dobinë duhet ta shohin qytetarët, por që të gjithë qytetarët, edhe në aspektin social edhe në aspektin e bujqësisë, në pjesën e pensioneve, rrogave dhe çdo gjë që do të thotë zbatim i dobive, kur tashmë janë tejkaluar çështje e mëdha politike në vend. Mbetet tani ta rrisim standardin ekonomik në vend”.- tha Zoran Zaev, kryeministër

Alsat tentoi të kontaktojë ministrin Tevdovski, por ishte i pakapshëm. Kërkuam qëndrim edhe nga zëdhënësi i tij, por edhe prej atje nuk morëm përgjigje. Ndryshe, kryeministri Zaev publikisht nuk u ankua nga puna e Tevdovskit. Por, para një viti kur opinioni kërkoi përgjegjësi nga zyrtarët që ishin pjesë e skandalit që e tronditi Fondin e inovacioneve, kryeministri tha se është vështirë të gjenden njerëz të aftë që do t’i zëvendësonin të njëjtit.

Nëse ne kërkojmë dorëheqje ashtu, më pas do të mendojmë prej ku do të gjejmë njerëz për t’i angazhuar në pushtet”.- kishte deklaruar Zoran Zaev, kryeministër (25.7.2018)

Me reagim për “fshesën” e Zaevit dolën nga VMRO-DPMNE-ja opozitare. Sipas tyre, ky është një rikonstruim kozmetik i Qeverisë, e fakti që kryeministri do të drejtojë sektorin e financave, sipas opozitarëve, do të thotë se më afër parave të qytetarëve do të jetë familja Zaev.

Zaevi dhe LSDM-ja për politikat e tyre shkatërruese ekonomike tashmë nuk do të mund të nxirren në ministrin Tevdovski, por personalisht Zaevi do të jetë përgjegjës për katastrofën ekonomike që në vazhdimësi është duke na ndodhur dhe për të cilën na paralajmërohen ditë edhe më të zeza”.- u shpreh Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE

Dy vitet e fundit sa është Dragan Tevdovski në krye të Ministrisë së Financave më së shumti kritika nga ekspertët dhe opinioni mori për realizimin e dobët të investimeve kapitale. Vitin e kaluar nga 400 milionë eurot e parashikuara për ndërtimin e rrugëve, spitaleve, shkollave, çerdheve, ujësjellësve, kanalizimeve dhe projekteve të ngjashme nuk janë shfrytëzuar as një e treta e parave. Sivjet, deri në muajin e katërt të këtij viti janë realizuar vetëm 10 për qind prej 420 milionë eurove të dedikuar për projekte kapitale. Deri tani ndryshimi i politikës tatimore nga tatimi i sheshtë në atë progresiv nuk e dha efektin e dëshiruar, së paku i tillë ishte vlerësimi i organizatave joqeveritare. Me skepticizëm shikohet edhe masa që duhet të fillojë prej një korrikut për kthimin e TVSH-së për qytetarët.

Baby Boo