Zoja e Shkodrës dhe përhapja nëpër Evropë e Zvicër pas vdekjes së Skënderbeut


ALBERT RAMAJ & ZEF AHMETI Studiues, St. Gallen-Zvicër

“Qysh njat ditë që na u largove
Nji mijë të zezat na kanë mblue Kthe o Zoja e K`shillit t`Mirë
Na prij n`paq t`hyjnushmit hirë….”
Kjo është një pjesë nga kënga e vjetër popullore shqiptare që është e frymëzuar nga “ikja” e Zojës së Shkodrës në Genazzano në Itali. Kjo këngë ka një pjesë të historisë së saj më vete, sidomos sa ipërket fjalëve “nji mijë të zezat na kanë mblue”, e cila nuk është subjekt i trajtimit në këtë shkrim.
Gjergj Kastrioti-Skënderbeu ishte jo vetëm luftëtar, por edhe prijës i shqiptarëve për shumë vite me radhë. Para vdekjes së tij, pushtohej e gjithë Shqipëria nga turqit. Për popullatën e vendit nuk qe e lehtë kjo gjë. Skënderbeu vdiq më 1468. Një vit më parë, pikë- risht në vitin viti 1467, qe bërë një lloj kthese për shqiptarët, pasi ky vit shënon një ngjarje interesante dhe që la mbresa të mëdha për historinë e popullit shqiptar, sidomos atij të besimit katolik. Në këtë vit shënohet sipas legjendës shpërngulja në Itali, pikërisht në Genazzano, i “Zojës së Këhillit të Mirë” (Madre del Buon Consiglio), apo siç njihet në gjuhën popullore “Zoja e Shkodrës”. Në aspektin historik, legjenda e kalimit të Zojës së Shkodrës në kishën e Genazzano-s mbështetet me faktin se në shek. 15, kemi disa valë të largimit nga Shqipëria drejt Italisë. Vala e parë ndodh në vitin 1448, pastaj e dyta ishte ajo e vitit 1467, në vitin e “fluturimit” të figurës së Zojës, dhe e treta mbas vdekjes së Gjergj Kastriotit dhe pushtimit otoman të Shqipërisë. Mes viteve 1448 dhe 1774 kishte disa valë migrimi. Legjenda duhet të ketë lindur për shkak të ndonjë ndodhie të asaj kohe të cilën ne nuk mund t’a shpjegojmë, e cila ka ndihmuar lindjen e kësaj legjende të “fluturimit”.
Është për t’u cekur se shqitparët u bënë nëpër Europë të njohur përmes veprës dhe jetës së Skënderbeut. Në fakt këtë e bëri të mun- dur sidomos historinai Marin Barleti me dy veprat e tij
(Historia de vita et gestis Scanderbegi Epirotarum principis…
që u përkthyen në disa gjuhë europiane dhe prej tij u morën informa- ta për botime të tjera në gjuhë të ndryshme.
“Rrethimi i
Shkodrës” e shkruar në gjuhën latine (De obsidione Scodrensi), botuar
në Venecia për herë të parë më 1504 dhe „Historia e Skënderbeut“
(1505-1508,
~44~
Por këtu është për t’u potencuar se “Zoja e Këshillit të Mirë” bëri që shqiptarët të bëhen të njohur në Europë në disa qarqe të Kishës katolike, dhe kuptohet që kjo ndodhi përmes Genazzano- s, afër Romës. Siç duket familja Kastrioti ishte e lidhur me kultin e Zojës Mari, Nënës së Jezusit. Këtë e dëshmon edhe piktura që Donika Kastrioti kishte marrë me vete nga Shqipëria, pasi ishte shpërngulur në nga Shqipëria në Napoli dhe nga Napoli kishte shkuar në Valencia tek gruaja e Alfonsit, Katarina, e cila pikturë ruhet në Kishë të atyshme në Valencia, pikërisht tek varri i Do- nikes dhe i Katarinës në manas- tirin “El Real Monasterio de laSantísima Trinidad de Valencia”. Në atë pikturë është pikturuar Maria me Jezusin fëmijë.

Legjenda thotë se gjatë kohës së pushtimit osman të Shqipërisë, figura e Zojës së Shkodrës fluturoi nga muri i kishës së kalasë së Shkodrës dhe mori drejtimin e Italisë, së pari në Romë e pastaj në Genazzano afër Romës. Përcjelljen e Zojës së Shkodrës e kishin bërë dy persona të quajtur Gjergj dhe de Sklavisi (Georgio & de Sclavis) nën shoqërinë e engjëjve. Legjenda rrëfen se, në rrugëtimin e saj për në Romë, uji i detit Adriatik ishte shndërruar në mermer dhe në Italifigura kishte mbërritur me 25 prill 1467 në Genazzano afër Romës. Me t`u shfaqur në këtë kishë, kambanat fillojnë vetvetiu të bien pandërprerë. Sipas regjistrimeve në një libër të kohës, prej 27 prillit deri me 14 gusht 1467 në këtë vend ndodhin 159 mrekulli të ndryshme, dhe meqë numri i mrekullive ka qenë kaq i madh, rregulltarët agustinianë në atë kohë kanë pushuar së bëri regjistrimet e mëtejshme.

Në pjesën më të madhe të pikturave apo afreske ashtu paraqitet në shumicën e rasteve edhe ikja e Zojës së Këshillit të Mirë: në përcjellje të dy personave (Gjergjit dhe de Sclavis) dhe engjëjve duke kaluar detin. Ende pa u vendosur mirë në atdheun e ri, ajo fillon të bëjë mrekulli, si p.sh. shërime sëmundjesh, kuptohet se flasim përherë sipas legjendës. Por “fluturimi” i Zojës së Shkodrës mund të kuptohet si sinonim i ikjes së arbëreshëve si refugjate të krishterë e me gjasë duhet t’a kenë marrë edhe figurën e Zojës së Shkodrës me vete. Kjo temë ende nuk është hulumtuar si duhet deri më sot. Për më shumë se 500 vjet, Genazzano është shndërruar në një cak për shumë shtegtarë (pelegrinë).

Të lëmë legjendën anësh e të theksojmë së piktura murale në Genazzano është e autorit Antonio Vivarini, që është njëkohësisht edhe themelues i shkollës “Murano”. Marco Basaiti ishte piktor shqiptar që lindi në Venedik dhe ishte edhe ai i kësaj shkolle. Si pasojë e dëmtimit të pikturës, në vitet 1955-1959, bëhet restaurimi i kësaj pikture. 15 vite më vonë një rregulltar agustinian zbulon emrin e autorit në jakën rreth qafës së veshjes së fëmijës që e mban në dorë Zoja e Këshillit të Mirë. U zbulua së në këtë pikturë është shkruar: “A. Viva…fecit.” pra, që do të thotë se autori i pikturës është Antonio Vivarini. Afresku në Genazzano në përmasa 45,5 x 31 cm, është vepër Antonio Vivarinit, i cili veproi më së shumti në Venedik dhendodhi kjo që kjo pikturë murale u bë aq avansuar në vitin 1476. Autori kishte pikturuar afreskun para këtij viti, por ishte mbuluar dhe kur dëshironin që të vendosnin një kon- zolë (bartëse, shtyll) afër pikturës, dhe gipsi i shkatrrua dhe doli pak në pah nga prekja e murit se në atë pjesë kishte një pikturë murale dhe (Afresku i Zojës së Këshillit mirë ne kishen në Genazza- no e piktorit
atëherë u muar si dhuratë nga qielli për popullin dhe kështu fIlloi legjenda. Ka mendime se afreskun në Genazzano ka pikturuar Gentole da Fabri- ano.

Duhet pasur parasysh se vejusha e pasur Petruccia da Genazzano ishte e angazhuar që të renovonte kishën në Ge- nazzano, e cila kishte mbetur shumë e shkatërruar dhe kur u përhap lajmi për legjendën e “Zojës së Shkodrës” se kishte ikur dhe shpëtuar nga turqitsi një mrekulli nga Shkodra në Genazzano, ishte një arsye për besimtarët katolik në Genazzano të jepnin para për këtë renovim që vejusha Petruccia da Genazzano kishte paraparë e që nuk kishte më të holla për këtë renovim.

Por, një gjë ende mbetet e pazbuluar për historianët e sotëm: si ndodhi që afresku e Antonio Vivarinit të pikturohet në pikturë që paraqiten dy përcjellësit nga Shqipëria Gjergji dhe de Sclavis në atë pikturë duke përcjellur Zojën e Shkodrës nga Shkodra përmes detit adriatik e deri në Genazzano, pra fjala nuk është për afreskun në Kishën e Genazzanos, por për pikturën dhe si erdhi deri tek ai motiv që të bëhet kjo pikturë e nohur në tërë botën. Ndoshta ishte shkaku që të renovohet kisha e Genazzanos e përmes kësaj legjende mund të tubonin vejusha Petruccia da Genazzano dhe murgjit Augustin në Genazzao të holla për renovim, sepse Augustinët në këtë kohë nuk ishin më në gjendje të mirë financiare sikur më parë. Piktura e Zojës së Shkodrës është bërë më vonë e njohur, jo atë vit kur është “zbuluar” afresku i Antonio Vivarinit në kishën e Genazzanos.
Se si erdhi që kjo kishte ikur nga Shqipëria, mbetet të hulum- tohet, por gjithësesi duhet të ketë diçka me Republikën e Venedikut, sepse piktori Antonio Vivarini kishte vepruar shumë kohë në Venedik dhe në Venedik kishte shqiptarë që ishin shpërngulur qysh në kohën e Skënderbeut. A ka të bëjë me pikturën e Donika Kastriotit kjo gjë që kishte sjellë me vete e që e cekëm më lart? Këtë ende nuk dimë, por do të hulumtojmë në këtë drejtim edhe pse viti i Donikës dhe viti i asaj të Genazzano-s nuk përputhen, por dihet se Kontaktet e Kastriotëve mes Venedikut e Napolit ishin edhe më të hershme. Edhe një çështje duhet të ristudiohet në këtë drejtim sa i perkët Zojës së Shkodrës: çfarë roli luajtën Arbëreshët për këtë gjë, pra për veprën e Antonio Vivarinit në Genazzano? Mendojmë se rol të madh, por edhe ky duhet të hulumtohet. Kush ishin saktë Gjergji dhe de Sclavis, dy “përcjellësit” e Zojës së Shkodrës nga Kalaja e Shkodrës përmes detit Adriatik deri në Genazzano? Ende nuk kemi të dhëna të sakta për këta dy persona, por siç duket de Sclavis nuk do të ketë qenë shqiptar, së paku sipas emrit që figuron këtu, pra duhet të kishte diçka me emrin sllav. Saktësisht pyetja kryesore për Zojën e Shkodrës do të jetë se çfarë lidhjeje kishte me Skënderbeun? Së paku përmes Venedikut dhe piktorit Antonio Vivarinit mund të ketë pasur njëfarë lidhjeje, apo pgjatë vizitës së tij në Romë, sepse Vivarini ka vepruar edhe në Romë dhe në vitin 1464 kishte pikturuar në muzeun e Vatikanit bash në të njëjtin vit që ishte edhe vetë Skënderbeu në

Baby Boo