Zjarri në Veles, padi penale kundër katër personave


Me urdhër të Prokurorisë Publike në Veles është zgjeruar hetimi për zjarrin që dogji rreth 400 hektarë pyje pranë liqenit “ Mlladost”. Përveç katër personave që tashmë janë arrestuar nga policia, hetimi do të përfshijë edhe personin përgjegjës të kompanisë ndërtimore si dhe vet kompaninë e cila kishte angazhuar punonjësit e ndërtimtarisë për të kryer punime në atë zonë.

Procedura është ngritur për “vepër të rëndë penale kundër sigurisë së përgjithshme”, dënimet për të cilën parashihen në nenin 292 të Kodit Penal, ku thuhet:

Vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme. (1) Nëse për shkak të veprave të cituara në nenin 288, pika 1 2 dhe 3 (zjarr, shpërthim, helm apo gaz helmues rrezatimi jonizues, fuqia motorike, energjia elektrike ose nga ndonjë aktivitet ose mjet tjetër i i rrezikshëm) shkaktohen lëndime serioze apo dëmtim të përmasave të mëdha pronësore, kryerësi i veprës do të dënohet me burg nga 1 deri në 10 vjet

Ndërsa në pikën 5 të nenin 288, për personin juridik parashihet gjobë.
Duke vlerësuar se janë përmbushur të gjitha bazat ligjore, Prokurori kompetent ka kërkuar nga gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Veles, që të shqiptojë masën paraburgim për personin përgjegjës të kompanisë dhe punonjësin që ka punuar me aparatin bluarës, mjet nga i cili ka nisur zjarri. Ndërsa për dy personave të tjera u është caktuar masë kujdesi.

Zjarri në Veles është paraqitur në Sektorin për Punë të Brendshme të hënën në orën 11 e 35 minuta, nga vet katër punonjësit e ndërtimtarisë. Shuarja e zjarrit ka zgjatur gati 10 orë ndërsa morën pjesë epiket e zjarrfikësve nga disa qytete, pjesëtar të Armatës, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, Qendra për Menaxhim me krizat, Ndërmarrja Publike “ Pyjet e Maqedonisë”. Megjithatë edhe pse numri i institucioneve të angazhuara ishte i lartë, u shfaqën dobësi në koordinimin mes tyre, gjë e cila i dha më shumë kohë zjarri për të shkrumbuar qindra hektarë pyje.

Baby Boo