Zjarri në Tetovë, hetimi zgjerohet në të gjitha modularet

Prokuroritë e Tetovës dhe Shkupit i kërkojnë të gjitha detajet lidhur me spitalin modular në Tetovë, nga dokumentet e ndërtimit dhe materialet e përdorura për elaborate- për ruajtjen e kimikateve dhe karburanteve, gjeneratorëve gjatë ndërprerjes së energjisë, planin e instalimit elektrik, furnizimin me oksigjen, tubat dhe pajisjet. Institucionet që duhet t’i dorëzojnë këto janë Ministria e Shëndetësisë, Spitali Klinik i Tetovës, dhe EVN për furnizimin me energji elektrike dhe planin e instalimit. Prokurorët nga Tetova dhe Shkupi kërkojnë ndihmë nga kolegët e tyre nga Velesi. Prokuroria e Velesit është përgjegjëse për kompaninë Brako, e cila instaloi spitalin modular, që ta marrë gjithë dokumentacionin për të. Hetohet edhe ajo se çfarë materiali është përdorur në ndërtim.

Prokuroria

“Është dhënë Urdhër për ekspertizën e ndërtimit deri te Instituti i Inxhinierisë së Ndërtimit “Maqedonia”, në mënyrë që të mblidhen mostrat e materialit ndërtimor të djegur nga vendi i ngjarjes – dyshemeja tavani muret dritaret dyert izolimi etj. nga spitali modular … “

Të gjitha incizimet e publikuara për zjarrin në spitalin modular kërkohen si dëshmi, shënohet se kush ishte në ose rreth spitalit, nga pacientët e deri tek anëtarët e familjeve të tyre për t’u dëgjuar në prokurorinë e Tetovës

Prokuroria

“Prokuroria themelore publike në Tetovë në bashkëpunim me Prokurorinë themelore të Shkupit, ndërmerr veprime dhe aktivitete me qëllim të konfirmimit nëse dhe çfarë masa kundër zjarrit janë aplikuar në spitalin modular në Tetovë nga dita e lëshimit në përdorim e deri në momentin e ndodhjes së zjarrit. Gjithashtu është lëshuar urdhër me shkrim për siguruar të gjitha protokollet për mënyrën e punës, si në spitalin modular ashtu edhe në spitalin klinik të Tetovës”.

Prokurorët do të bëjnë edhe një raport të posaçëm për atë se cilat forca të policisë kanë mbërritur të parët në spitalin modular dhe nëse kanë bërë ndonjë intervenim- thyerjen e dritareve, dyerve ose mureve të spitalit modular, nëse ndonjëri prej tyre ka qenë brenda spitalit, kush i pari ka paraqitur zjarrin. Prokuroria në njoftim përveç që numëroi urdhrat e lëshuara, nuk jep asnjë hollësi pse kanë vendosur për hapa të këtillë pesë ditë pas tragjedisë dhe në cilin drejtim janë pistat e para për shkaktimin e zjarrit.

Igor Stefanovski