Zjarri në Ministrinë e Drejtësisë, shkaqet mbeten enigmë


Një ditë pas shpërthimit të zjarrit në godinën e Ministrisë së Drejtësisë, ende nuk dihen shkaqet e flakëve në katin e katërt të ministrisë. Dyert e Ministrisë së Drejtësisë sot ishin të mbyllura për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike. Zëvendës ministri i drejtësisë Oliver Ristovski theksoi se ekipe të Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë vazhduar hetimet dhe mbikëqyrjen e situatës dhe ditëve të ardhshme pritet të zbardhen detaje për atë se çfarë ishte shkaku kryesor i zjarrit. Edhe zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski thotë se puna tani është në duar të Ministrisë së Brendshme. Megjithatë kjo e fundit nuk jep detaje rreth shkaqeve të shpërthimit të zjarrit, por shkurt theksuan se hetimet janë duke vazhduar ende.

Për momentin Ministria e Brendshme po heton rreth asaj çfarë ka ndodhur dhe si ka ndodhur. Disa zyra mund të themi se janë komplet të djegura dhe të shkatërruara nga zjarri megjithatë fillimisht do të vërtetohet çfarë dëmi material është shkaktuar në katin e katërt aty ku janë zyrat më të dëmtuara ku dhe ndodhet një pjesë e departamentit të ndihmës juridike ndërkombëtare, pjesë e kontabilitetit dhe sektorit të financave të Ministrisë së Drejtësisë – tha Mile Boshnjakovski, Zëdhënës i Qeverisë.

Baby Boo