Zjarri i madh, digjet komplet shtëpia (FOTO)


Mbrëmë rreth orës 12 të natës ka shpërthyer një zjarr i madh në fshatin Tudence. Sipas NJTKZ-s, zjarri ka kapluar të gjithë shtëpinë ku shtëpia është djegur tërësisht.

“Mbrëmë rreth orës 12. të natës, ka shpërthyer zjarr në fshatin Tudence, ekipet tona kanë arritur menjëher dhe zjarri është vënë në kontroll dhe nuk është përpahpur në shtëpitë tjera, fatëmirisht nuk ka viktima por dëmet janë shumë të mëdha” thotë komandanti i NJTKz-së Uka Aliti.

Nga NJTKZ gjithashtu apelojnë që gjatë ditëve të nxehta të ketë shumë kujdes me zjarret sepse përhapja është e shpejtë dhe mund të jetë edhe fatale, andaj në këto ditë bëni më shumë kujdes.


Baby Boo