Zjarret në Greqi/ Rrëfimi i shqiptarit që shpërndan ushqime falas: Deti dhe mali u bënë një (Video)


Greqia po përjeton situatën më të rëndë të kohëve të fundit për shkak të zjarreve në rajonin e Atikës që i kanë marrë jetën deri më tani 83 personave dhe qindra të tjerë janë plagosur.

Por kjo tragjedi ka nxjerrë në pah edhe anën humane të njerëzve, konkretisht të shqiptarëve që punojnë dhe jetojnë në shtetin fqinj. I tillë është edhe rasti i shqiptarit Petrit Athanasi, i cili ka një market të vogël në fshatin Mati i cili pothuajse u shkrumbua i gjithë nga zjarret.

Fatmirësisht biznesi i tij dhe 2 hotele të tjerë nuk u dogjën nga zjarri. Në një lidhje telefonike nga Greqia për News24 dhe BalkanWeb, shqiptari tregon se po ofron ndihma me ushqime për të gjithë të prekurit, ndërsa ka treguar edhe si ka mundur të shpëtojë ai dhe familja e tij.

“Deti dhe mali u bë një. Kjo tragjedi nuk është parë deri më sot. Është djegur e gjithë zona. Kanë shpëtuar vetëm 2-3 hotele dhe marketi im. Zjarre nga të gjitha anët. U dogj gjithçka. Hidheshin njerëzit në det. Unë hodha familjarët e mi në det dhe jam kthyer për të ndihmuar të tjerët. Unë i kam ndihmuar të gjithë, jo vetëm shqiptarët. I kam ndihmuar me ushqime dhe çdo gjë falas. Shokët e djalit tim nuk po gjenden ende”- ka thënë Petrit Athanasi.

Baby Boo