Zjarr në Strugë, rrezikohen disa objekte banimi


Sot pasdite në Strugë në afërsi të disa objekteve të banimit është shkaktuar një zjarr i cili ka përfshirë kallamin përgjatë bregut. Zjarri sipas njësitit të zjarrfikësve të Strugës është shkaktuar nga qytetar të pandërgjegjshëm dhe sipas tyre në rrezik janë vënë disa objekte banimi.

“Apelojmë deri tek popullata që të përmbahen dhe të mos shkaktojnë zjarre në ambient të hapur, sepse në të kundërtën zjarret mund të dalin jashtë kontrollit dhe të shkaktojnë dëme të mëdha materiale”, thonë nga Njësiti i Zjarrfikësve-Strugë.

Baby Boo