Zjarr në objektin më të madh në ish-kazermën në Strumicë


Sot pasdite shpërtheu një zjarr në ish-kazermën në Strumicë.
Zjarri përfshiu çatinë e objektit ndërsa sipas qytetarëve, zjarri ka nisur të shpërthejë në ora 17:00, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në shuarjen e zjarrit morën pjesë pjesëtarët e Njësisë territoriale kundër zjarrit Strumicë, ndërsa policia e ka bllokuar lëvizjen për te ky objekt.

Më 25 mars sivjet, në një ish-kazermë të Strumicës shpërtheu zjarr ku ishte vendosur televizioni ‘VIS’.

Baby Boo