Zjarr në arkivat e Gjykatës së lartë në Tiranë


Vetëm para pak minutash është përfshirë nga flakët kati i parë i Gjykatës së Lartë në Tiranë në zonën e 9-katësheve.

Zjarri ka rënë në serverat e AKEP (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare)

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe policia të cilët po mundohen të vënë nën kontroll situatën.

Kanë qenë rojet ata të cilët kanë lajmëruar policinë dhe zjarrëfikëset, ndërsa dyshohet se zjarri u shkaktua nga një shkëndijë elektrike.

Sakaq policia ka ngritur hetimet për zbardhjen e pltë të ngjarjes./Pacensure