Ballina Pa Censurë Zjarr masiv në parkun më të madh në Gjermani, u rrezikuan 25...

Zjarr masiv në parkun më të madh në Gjermani, u rrezikuan 25 mijë vizitorë (Video)


Nga një fundjavë argëtuese ka rrezikuar që të kthehet në një tragjedi për mijëra vizitorë në një park në qytetin gjerman të Rustit.

Por, siç shkruajnë mediat, ky incident fatmirësisht ka përfunduar vetëm me katër të lënduar, dy zjarrfikës dhe dy vizitorë.

Flakët që kanë nisur në një magazinë kanë rrezikuar rreth 25 mijë vizitorët që gjendeshin në park.

Tym i zi dhe flakë deri në 15 metra lartësi përfshinë parkun që ka më shumë se 100 atraksione dhe karuzele dhe përfshin gjithashtu 5 hotele luksoze dhe kampingje.

Qindra zjarrfikës luftuan kundër flakëve të cilat janë bërë të mundur të shuhen vetëm pas pothuaj 24 orësh, përcjell Shqiptarja. Të gjithë vizitorët u evakuuan, por, sipas autoriteteve lokale dy zona të tëra argëtuese u dogjën.

“Europa Park” është kompleksi i dytë argëtues më i vizituar në botë, pas Disneyland në Paris.

Është gjithashtu parku tematik më i madh i Gjermanisë. I hapur në vitin 1975, shtrihet përgjatë 995 mijë

Baby Boo