Zjarr i tmershëm në Tetovë, zjarrfiksat po luftojnë me zjarrin


Një zjarr i tmerrshëm ka shpërthyer sonte para pak çastesh në një ndertesë në katin e katër përballë tregut të gjelbër në Tetovë.

Sipas komandantit të zjarrfiksave të Tetovës, Uka Aliti i cili ekskluzivisht për portalin TetovaSot, thekson se zjarri është i tmerrshëm dhe se po luftohet në lokalizimin e tij.

“Zjarri i tmerrshëm ka shpërthyer në një ndertesë në katin e katërt përballë tregut të gjelbër në Tetovë. Jemi duke luftuar me njesitet e zjarrfiksave për të lokalizuar zjarrin që mos përhapet në të gjithë ndërtesën dhe objektet përreth”, thekson për TetovaSot, Uka Aliti.

 

Baby Boo